Kthjellime në të gjithë vendit me përjashtim të disa kalime vranësirash në zonat malore do të karakterizojnë motin këtë të premte.

Por, pas mesditës, vranësirat do të shfaqen në një pjesë të mirë të territorit. Bregdeti mbetet pothuajse i gjithi në dominimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë Kosovën. Ndërsa në vijim do të ketë shfaqje të vranësirave të pakta pjesërisht në zonat Veriore dhe Jugore të vendit, por vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje.

Evropa

Evropa Qendrore parashikohet të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për rrebeshe të shoqëruara me fuqizim të përkohshëm të parametrit të erës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik dhe në rajonin e Ballkanit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel