Policia ka nisur kërkimin për të dashurin e mbretëreshës së bukurisë Evis Yuliana Estacio Cortes, e cila besohet se është vrarë duke u sulmuar me benzinë e më pas duke i vënë zjarrin në Kolumbi.
Kërcimtarja e njohur e karnivaleve vdiq tragjikisht nga sulmi i tmerrshëm në fshatin Barbacoas në Kolumbinë qendrore, tha policia.
21 vjeçarja pësoi plagë të rënda dhe djegie të gradës së tretë. Megjithse u dërgua në klinikën Puente del Medio ajo nuk arriti të mbijetonte.
Mediat vendase identifikonin vrasësin e saj vetëm me emrin e parë Brayan.
Miqtë e familjarët e Yuliana e përshkruanin marrëdhënien me të dashurin ‘të trazuar’.
Shoqja e saj Rosita Quintero tha për mediat: “Ajo që dimë deri tani është se ka pasur një konflikt me të dashurin pasditen e incidentit, na thanë se ai e kishte goditur vazhdimisht dhe më pas i hodhi benzinë në trup dhe i vuri zjarrin”.
Në vitin 2019 Yuliana kishte konkuruar si kërcimtare karnevali për ‘Carnaval del Fuego’ në Tumaco dhe njihej për natyrën e saj dashamirëse nw komunitet.
Top Channel