Kërcimtarja e karnivalit kolumbian vritet me zjarrvënie nga i dashuri xheloz (fotot)

05/08/2022 17:31

Policia ka nisur kërkimin për të dashurin e mbretëreshës së bukurisë Evis Yuliana Estacio Cortes, e cila besohet se është vrarë duke u sulmuar me benzinë e më pas duke i vënë zjarrin në Kolumbi.

Kërcimtarja e njohur e karnivaleve vdiq tragjikisht nga sulmi i tmerrshëm në fshatin Barbacoas në Kolumbinë qendrore, tha policia.

21 vjeçarja pësoi plagë të rënda dhe djegie të gradës së tretë. Megjithse u dërgua në klinikën Puente del Medio ajo nuk arriti të mbijetonte.

Mediat vendase identifikonin vrasësin e saj vetëm me emrin e parë Brayan.

Miqtë e familjarët e Yuliana e përshkruanin marrëdhënien me të dashurin ‘të trazuar’.

Shoqja e saj Rosita Quintero tha për mediat: “Ajo që dimë deri tani është se ka pasur një konflikt me të dashurin pasditen e incidentit, na thanë se ai e kishte goditur vazhdimisht dhe më pas i hodhi benzinë në trup dhe i vuri zjarrin”.

Në vitin 2019 Yuliana kishte konkuruar si kërcimtare karnevali për ‘Carnaval del Fuego’ në Tumaco dhe njihej për natyrën e saj dashamirëse nw komunitet.

FOTO GALERI
2/3
Kërcimtarja e njohur e karnivaleve vdiq tragjikisht nga sulmi i tmerrshëm në fshatin Barbacoas në Kolumbinë qendrore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA