Pas tragjedisë ku humbi jetën Jonada 7 vjeçare, policia vijon të kërkojë mjetet lundruese që shkelin sigurinë e njëherazi ka bërë apel edhe për përgjegjshmëri edhe nga institucionet e tjera që lejojnë licencimin për turizëm detar.
Deri më tani numri i mjeteve që nuk lejohen të dalin në det është 130 të tilla, që janë nën verifikim derisa autoritetet të kuptojnë nëse posedojnë apo jo dokumentacion
Por juristet dhe ekspertët paralajmërojnë se aksioni i policisë në kulmin e sezonit turistik për pastrimin e detit nga mjetet lundruese të dyshimte mund të kthehet në një boomerang për shtetin. Duke iu referuar statusin të mjeteve që zyrtarisht janë në verifikim, juristët thonë se kjo situatë do të sjellë padi të shumta gjyqësore të pronarëve që do kërkojnë dëmshpërblim.
“Kjo do ketë kosto për shtetin sepse nuk mund ti bllokosh meqë ndodhi një ngjarje është e paligjshme , cilat janë shkresat, është njësoj si studimi që kanë bërë dy bashki ajo e vlerës dhe e Lezhës për lokalet që do mbahen hapur të natyrës disko dhe që policia urdhëron mos të hapen, edhe kjo do sjellë padi gjyqësore, tha Bledar Meminaj.
Ngjarja e Potamit që kishte si autor një oficer policie nxori sërish në pah problemet me kodin penal dhe të kodit detar.
“Të bëhet si për shkeljen e rregullave kur drejton mjet pa dokumente shkon në burg, nuk mund të mjaftohen vetëm me masë administrative të llojit gjobë. Këtu ka vakum”, tha Aleksandër Gjermeni, kreu i Shoqatës së Detarëve për Dëmet në Turizëm.
Policia deklaron për Top Channel se të gjitha mjetet lundruese po verifikohen nga sektori i krimit ekonomik, Interpoli dhe antitrafiqet për të zbuluar nëse kanë apo jo probleme me dokumentacionin.
Dhe pyetja që nuk ka nevojë për përgjigje është se ku ishin këto struktura përpara se të ndodhte kjo ngjarje tragjike që i mori jetën Jonadës 7 vjeçe.
Top Channel