Dyshimet për substanca të rrezikshme në Pentagon/ Alarmi rezulton i rremë, autoritetet nuk konstatuan kërcënim real për personelin 11/06 18:46
Istanbulspori e nisi me humbje Superligën turke, aty ku u rikthye pas sukseseve në “play-off”. Kristal Abazaj dhe Jetmir Topalli e nisën si titullarë për vendasit, të cilët humbën 0-2 me Trabzonsporin.
Në fushë për Istanbulsporin u fut edhe Valon Ethemi në minutat shtesë, ish-lojtari i Kukësit, ndërkohë që Eduard Rroca është i dëmtuar.
Nga Turqia në Kroaci, aty ku Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi, ish-lojtarët e Skënderbeut, luajtën nga minuta e parë për Varazdin në barazimin 1-1 shtëpiak ndaj kampionëve të Dinamos së Zagrebit.
Top Channel