Vitin e fundit në qarkun e Korçës numri i krerëve të gjedhit dhe bagëtive të imta është ulur me 23 mijë. 

Emigracioni është faktori kryesor i cili ka bërë që të ketë më pak familje që merren me sektorin e blegtorisë e për rrjedhoje të ketë rënie deri në 10 % të numrit të krerëve çka reflektohet në më pak prodhim.

Por ndërsa ka më pak familje që merren me rritjen dhe shtimin e gjedhit apo të imtave interesi po rritet nga skemat mbështetëse për tufat dhe fermerët potenciale çka pritet që të kompensojë diferencën e krijuar.

Ndryshe ka ndodhur me sektorin e bletarisë i cili sipas të dhënave ka pësuar rritje të konsiderueshme sidomos në 2 vitet e fundit.

Numri i koshereve është shtuar në masën 100% kjo edhe për shkak të përfitimeve me të mëdha që jep shitja e mjaltit.

Top Channel