Heqje e bllokadës detare, 300 miliardë $ investime amerikane në Iran dhe Republika Islamike heq dorë armët bërthamore, ja çfarë përmban pakti me SHBA Një shpërthim vullkanik filloi në Islandë të mërkurën pranë kryeqytetit Reykjavik, duke nxjerrë llavë të kuqe të nxehtë dhe shtëllunga tymi nga një luginë e pabanuar pranë malit Fagradalsfjall.
Në të njëjtin vend, vitin e kaluar një shpërthim i ngjashëm zgjati për gjashtë muaj pas disa ditësh aktiviteti intensiv sizmik.
“Është gjigant. Më pëlqen. Më kujtohet kur shkova disa herë vitin e kaluar, por sigurisht që ky shpërthim ndryshon shumë”.
“Është mbresëlënëse, është pak joreale. Por është shumë, shumë e bukur”.
Rreth 100 shikues kureshtarë shkuan shpejt drejt vendit të ngjarjes, të magjepsur nga pamja e llavës. Zyra Meteorologjike Islandeze (IMO), e cila monitoron aktivitetin sizmik, vlerësoi madhësinë e çarjes në rreth 300 metra.
Shpërthimi i së mërkurës erdhi pas një periudhe aktiviteti intensiv sizmik, me rreth 10,000 tërmete të zbuluara që nga e shtuna, duke përfshirë dy me magnitudë të paktën 5.0.
Top Channel