Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Pushime On Top” në Top Channel, Noizy është pyetur hapur nëse ka menduar ndonjëherë të realizojë ndonjë bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe ai është përgjigjur pa u menduar dy herë.
“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, është shprehur Noizy duke lënë të nënkuptojmë që hatërmbetjet mes tyre tashmë nuk ekzistojnë.
“Mund të keni një bashkëpunim?”, e ka pyetur më tej Ori Nebijaj.
“Po, e kemi diskutuar. Nuk dua ta mbyll karrierën pa patur një këngë me Elvanën”, përfundoi reperi i njohur.
Top Channel