Publikohen bilancet, rreth 20,000 ushtarë rusë të vrarë që nga fillimi i luftës

04/08/2022 13:59

Zyrtarët perëndimorë kanë bërë një bilanc të ushtarëve rusë që kanë mbetur viktimave ose të plagosur përgjatë gjithë luftës.

Në shifrat e publikuara mendohet se rreth në 20,000 ushtarë rusë janë vrarë dhe 55,000 janë plagosur, që nga 24 shkurti e deri më tani.

“Rrjedha e betejës është ngadalësuar dhe kështu statistikat janë ngadalësuar gjithashtu”, thanë zyrtarët për CNN.

“Ne jemi ende deri në 20,000 ushtarë rusë të vdekur dhe më pas, për sa i përket numrit 75,000 në (gjithsej) viktima, kjo do të na tingëllonte e drejtë”, shtuan më tej.

Për momentin forca ruse janë fokusuar në pjesën lindore të vendit, po në një intensitet më të ulët se në fillimin e sulmit.

Top Channel