I dhanë vodka foshnjës, arrestohet çifti britanik! Pamjet u bënë virale në internet

04/08/2022 22:48

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, ku një çift është arrestuar për abuzim me fëmijën,  pasi u shfaqën një video që dukeshin se i jepnin vodka një foshnje.

Në videon që u bë virale në Facebook, një grua që mendohet të jetë nëna e fëmijës shihet teksa hedh vodka në një kapak dhe më pas ia jep foshnjës. Gjatë kësaj kohe, një burrë, i cili pretendohet të jetë babai i foshnjes, është aty pranë dhe sheh të gjithë ngjarjen dhe nuk reagon

Pasi kjo video ra në duart e policisë, çifti u arrestua.

Top Channel