Del para gjykatës ruse basketbollistja amerikane, prokurori kërkon mbi nëntë vite burg  

04/08/2022 14:12

Ditën e sotme ka dalë para gjykatës ruse basketbollistja amerikane Brittney Griner, e cila po gjykohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Ylli i WNBA-së ka mbërritur në gjykatën e Khimki-t në rajonin e Moskës për seancën e saj të tetë, ndërsa gjykimi është drejt fundit.

CNN shkruan se prokurori ka kërkuar 9.5 vite burg për Griner, pavarësisht deklaratave mbrojtëse nga avokatja e saj.

Ajo u arrestua në një aeroport të Moskës në shkurt dhe u akuzua nga prokurorët rusë për përpjekje për të kontrabanduar më pak se një gram vaj kanabisi në bagazhin e saj.

Dy herë fituesja e medaljes së artë olimpike të basketbollit të SHBA-së u deklarua fajtore për akuzat për drogë muajin e kaluar.

Top Channel