Pelosi: Kina nuk mund t’i pengojë liderët botërorë të udhëtojnë në Tajvan

03/08/2022 18:04

Në një deklaratë, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Pelosi u shpreh se Tajvani ishte penguar të marrë pjesë në takimet globale gjatë viteve për shkak të kundërshtimeve nga Partia Komuniste Kineze.

Ajo tha se ndërsa Kina mund të pengonte Tajvanin të dërgonte liderët e tij në forume globale, ata nuk mund të pengonin liderët botërorë të udhëtonin në Tajvan.

“Tajvani është penguar të marrë pjesë në takimet globale, së fundmi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për shkak të kundërshtimeve nga Partia Komuniste Kineze. Ndërsa ata mund të pengojnë Tajvanin të dërgojë liderët e tij në forume globale, ata nuk mund të pengojnë liderët botërorë apo këdo që të udhëtojë në Tajvan për të respektuar demokracinë e tij në lulëzim, për të theksuar sukseset e tij të shumta dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për bashkëpunim të vazhdueshëm.”, tha zonja Pelosi.

Top Channel