Komisionet e larta/ Transferimi te Barça, agjenti i Lewandowskit mbush xhepat

03/08/2022 18:16

Pini Zahavi zhvilloi një punë të jashtëzakonshëm në operacionin e transferimit të Robert Lewandowskit te Barcelona.

Bayern Munchen do të përfitojë 50 milionë euro (45+5) nga shitja e goleadorit polak.

Thumbimet mes palëve nuk munguan, 33-vjeçari nuk u largua pa polemika, ndërkohë që agjenti i tij ruajti qetësinë dhe ia doli të mbushë mirë xhepat nga kalimi i Leëës në “Camp Nou”.

The Athletic raporton se agjenti izraelit ka arkëtuar rreth 10 milionë euro komisione nga operacioni i transferimit të golashënuesit më të mirë të historisë së Bundesligës nën urdhrat e Xavit./ Super Sport

Top Channel