Iluzionisti botëror Uri Geller paralajmëron Putin se do të devijojë raketat e tij ‘me forcën e mendjes’ (fotot)

03/08/2022 15:29

Iluzionisti i famshëm psikik Uri Geller ka ndërhyrë së fundmi për të ndaluar nisjen e Luftës së III Botërore me një paralajmërim të frikshëm për presidentin rus Vladimir Putin.

Prestigjatori i njohur televiziv, i cili ka shtuar së fundmi në CV-në e tij dhe ‘mjeshtër i gjeopolitikës ndërkombëtare’, postoi dje një video dramatike në rrjetet sociale ku i bënte thirrje personalisht Putin për të hequr dorë nga retorika e armëve bërthamore.

“Kam një paralajmërim për ty Putin”, thoshte magjistari britaniko-hebre teksa fliste para një ekrani të madh me pamjen e shefit të Kremlinit në sfond dhe një kërpudhë të shpërthimit bërthamor.

“Të bëj thirrje të lexosh paralajmërimin tim,” vijonte Uri dhe më pas afrohej frikshëm para kameras për të deklaruar: “E kam shumë seriozisht!”

Video e çuditshme shfaqte më pas Geller teksa lexonte mesazhin e tij për Putin, ku e kërcënonte se “do të përdor çdo molekulë të fuqisë time mendore për të parandaluar të sulmosh”.

Në letrën e hapur për Putin, Geller tha: “Po jap këtë deklaratë si një paralajmërim serioz për ty. Raketat e tua do të të kthehen në bumerang. Do të përdor fuqine time të mendjes për të të ndaluar dhe i bëj thirrje të gjithë popujve të botës të bashkohen me mua”.

Prestigjatori pretendon se ka një histori bashkëpunimi sekret me shërbimet famëkeqe izraelite Mossad madje dhe me CIA, ndërsa paralajmërimin e tij e lidhte me disa referenca të Putin për sulme ndaj bazave detare britanike në lindje të Skocisë.

Ai thoshte më tej: “Përvec akumulimit të energjisë së pamasë të fuqisë së mendjes, ka forca akoma më të fuqishme që do të ndërhyjnë për të parandaluar nisjen e një lufte bërthamore”.

“Ata po të ruajnë dhe do të të ndalojnë”, tha Uri pa specifikuar se cilët ishin “ata”.

“Kompjuterët e misionit tënd do të bllokohen, sistemet e navigimit gjithashtu dhe raketat e tua do të dështojnë”.

Geller, i cili jeton në Izrael me gruan por ka një vilë në brigjet veriore skoceze është bërë i famshëm prej viteve 1970-të me performancat e tij që thotë se bazhen në fuqitë psikike e telepatike.

Ai njihet për hilet e tij të përkuljes së lugëve ‘vetëm duke i shikuar’ dhe thotë se ka kontaktuar me jashtëtokësorët që kur ishte pesë vjeç, kur dhe nisën fuqitë e tij.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA