I mori flakë makina në lëvizje, dy të dëmtuarit nga djegia transportohen drejt Tiranës

03/08/2022 21:44
Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme  në Lushnjë, ku kanë mbetur të plagosur dy nga katër personat që ndodheshin brenda, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zhamë te Lushnjës, përgjatë aksit nacional Lushnjë – Rrogozhinë.

Drejtuesi i mjetit është lajmëruar nga të tjerë shoferë të rrugës se në pjesën e pasme po dilte tym, e me pas shpërthyen flakët.

Ne mjet ishin 4 persona, dy prej tyre janë hedhur nga makina ne ecje dy të tjerë dolën pasi drejtuesi i mjetit e futi makinën ne xhepin e rrugës.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, dyshohet për shkak të një defekti në mjet, ka marrë flak në ecje e sipër automjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin E. K., 19 vjeç, ku si pasojë e flakëve kanë marë djegie në trup drejtuesi i mjetit si dhe tre pasagjerët që ishin në mjet, shtetasit A. S., 21 vjeç, Gj. Xh., 19 vjeç, dhe F. Xh., 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA