U nis një ditë më parë nga Ukraina/ Vonohet anija me ngarkesë gruri, shkak moti i keq

02/08/2022 10:31

Anija me grurë që u largua ditën e djeshme nga Ukraina, e para që kur nisi lufta, është vonuar si pasojë e motit të keq.

Qendra e Përbashkët Koordinuese (JCC) në Stamboll JCC tha se MV Razoni kishte lëvizur më ngadalë se sa pritej dhe do të arrijë në Stamboll të martën në mbrëmje ose të mërkurën në mëngjes.

Asnjë nisje e mëtejshme e anijeve me grurë nga Ukraina nuk është planifikuar ende.

Anija Razoni u nis nga porti i Detit të Zi të Odesa-s të hënën nën një marrëveshje eksporti të ndërmjetësuar nga OKB-ja, duke rritur shpresat se kriza globale e furnizimit me ushqime e shkaktuar nga pushtimi i Rusisë mund të lehtësohet.

Që nga fillimi i luftës, portet jugore të Ukrainës ishin bllokuar nga Rusia, duke parandaluar që gruri ukrainas të arrinte në shumë vende që mbështeten në të.

Rreth 20 milionë tonë metrikë grurë dhe misër janë bllokuar në portin e Odesës, tha javën e kaluar administratorja e Agjencisë së SHBA për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Ukraina dhe Rusia janë të dyja furnizues të rëndësishëm të ushqimit në botë. Në kohë normale, Ukraina do të eksportonte rreth tre të katërtat e drithit që prodhon. Sipas të dhënave nga Komisioni Evropian, rreth 90% e këtyre eksporteve u transportuan nga portet e Detit të Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA