Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ka mbërritur në Tajvan këtë të martë.

Pavarësisht se Kina paralajmëroi se ushtria e saj nuk do të “rrinte duarkryq” nëse ajo vizitonte ishullin e vetëqeverisur që Pekini e konsideron territor të tijin, avioni me Pelosin ka zbritur tashmë në Tajvan. BBC ka publikuar foton nga aeroporti, ku politikania shihet teksa zbret shkallët dhe pritet nga një delegacion i vogël.

Pelosi filloi turneun e saj në Azi hënën, me vizitën në Singapor.

Më herët, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se një vizitë në Tajvan nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve do të ishte tërësisht vendimi i saj, por i bëri thirrje Kinës që të mos përshkallëzojë tensionet në rast të një vizite.

Ndërsa SHBA ruan atë që e quan një “marrëdhënie të fortë, jozyrtare” me Tajvanin, ajo ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Kinën dhe jo me Tajvanin.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA