Dy persona janë gjetur të vdekur brenda një makine në Kaliforninë veriore, pasi një zonë u përfshi nga flakët e mëdha.

E gjithë situata alarmante ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, një ndër ta ishin edhe personat që humbën jetën.

BBC shkruan se sherifi i qarkut Siskiyou, Jeremiah LaRue tha se ata po përpiqeshin të arratiseshin.

Zjarri McKinney ka djegur më shumë se 55,000 hektarë, duke e bërë atë më të madhin në Kaliforni për këtë vit.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarrit, i cili filloi të premten pasdite.

Më pas u përhap me shpejtësi për shkak të thatësirës së vazhdueshme dhe erërave të forta.

Rreth 650 zjarrfikës janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, por deri më tani pa sukses.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA