“O shok, je në Shqipëri?”/ Zbulimi i Daily Mail: Policët shqiptarë korruptohen me 2600 paund, falsifikojnë letrat për emigrantët që kërkojnë azil në Angli 21/04 11:34
Gjeneral brigade Arben Kingji pritet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu nga një burim në Ministrinë e Mbrojtjes mëson se me propozim të Kryeministrit Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj pritet të dekretojë Gjeneral brigade Arben Kingjin në këtë detyrë.
Gjeneral brigade Arben Kingji mbante deri tani detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Më herët ai ka qenë Komandant i Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Gjeneral Brigade Arben Kingji zëvendëson në këtë detyrë Bajram Begaj, i cili u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë.
Top Channel