Në një operacion të mirëorganizuar, presidenti Joe Biden njoftoi se SHBA kanë ekzekutuar, udhëheqësin e lartë të al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, i cili ishte zëvendës i themeluesit të grupit terrorist, Osama bin Laden.
Zawahiri njihet si truri i sulmeve të shtatorit të viti 2001 kundër Shteteve të Bashkuara. Presidenti Biden tha se zyrtarët amerikan të zbulimit e gjurmuan al-Zawahirin në një shtëpi në qendër të Kabulit.
“Ky mision ishte planifikuar me kujdes, askush tjetër nuk u lëndua. Dhe një javë më parë, pasi pamë se kushtet ishin optimale, unë dhashë miratimin për të kryer operacionin. Grupi ynë e inteligjencës e gjeti Zawahirin në fillim të këtij viti. Ai ishte zhvendosur në qendër të Kabulit për t’u ribashkuar me anëtarët e familjes së tij të ngushtë. Zawahiri ishte bashkëpunëtor i bin Ladenit. Ai ishte me të gjatë gjithë kohës. Ai ishte njeriu numër dy, zëvendësi i tij në kohën e sulmit terrorist të 11 shtatorit. Ai ishte thellësisht i përfshirë në planifikimin e 11 shtatorit. Për dekada, ai ishte një organizator i sulmeve kundër amerikanëve, Tani njerëzit në mbarë botën nuk kanë më nevojë të kenë frikë nga vrasësi i egër. E bëjmë të qartë sërish se kudo që të fshiheni, nëse jeni një kërcënim për popullin tonë, Shtetet e Bashkuara do t’ju gjejnë dhe do t’ju heqin qafe”, tha Biden.
Konfirmimi i sulmit u bë disa orë pasi sundimtarët talebanë në Kabul thanë se një sulm me raketa të dielën kundër një kompleksi banimi në kryeqytetin afgan, ishte kryer me një dron amerikan.
Vrasja e Zawahirit vjen gati një vit pasi trupat amerikane përfunduan tërheqjen e tyre nga Afganistani me urdhër të zotit Biden, duke i dhënë fund një pranie ushtarake 20-vjeçare atje.
Ayman al-Zawahiri pasoi Osama bin Ladenin si udhëheqës i Al Kaedës pas vitesh si organizatori dhe strateg kryesor i saj.
Terroristi ka pas një histori të gjatë kriminale, nga një mjek në Kajro ku hartonte planin për rrëzimin e qevrisë egjiptiane deri në një lider terrorist.
Zawahiri u bë lider i Al Qaedas pasi që ushtria amerikane vrau Bin Ladenin në vitin 2011. Ai vazhdimisht ishte në lëvizje pas sulmeve të 11 shtatorit dhe kur filloi zbarkimi i trupave amerikane në Afganistan.
Top Channel