Kush është 51-vjeçari shqiptar që masakroi me thikë gruan në Zakynthos (Emri+foto)

01/08/2022 16:42

Vladimir Beqiraj është autori që vrau për vdekje gruan e tij një ditë më parë në ishullin Zakinthos në Greqi.

Gjatë sherrit në familje, 51-vjeçari goditi me grushte dhe në vazhdim me thikë bashkëshorten e tij.

Autori i dyshuar, Vladimir Beqiraj

Viktima u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtojnë pasi kishte marrë plagë të rënda në gjoks dhe bark.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por sipas policisë çifti kishte probleme kohët e fundit. Ata janë prindët të tre fëmijëve.

Policia arrestoi sot paradite Beqirajn, i cili ishte fshehur në një ullishte aty pranë, ndërsa policia gjithashtu ka marrë në mbrojtje fëmijët e familjes të cilët po trajtohen prej psikologëve.

Viktima 41 vjeç e kishte denoncuar autorin dy herë më parë dhunë në familje, madje herën e dytë ai ishte liruar me urdhër të prokurorit, por me kusht të mos i afrohej viktimës më shumë se 100 metra.

Top Channel