Pas dy vitesh të vështira pandemie, turizmi në Qipro po ringjallet sërish, numri i vizitorëve është shtuar ndjeshëm, por mungon një element kryesor, turistët rus.
Këta të fundit deri para luftës ishin përbënin një treg fitimprurës , i cili tashmë është goditur nga sanksionet e Bashkimit Evropian të vendosura pasi Moska pushtoi Ukrainën.
“Këtë vit, prisnim 800,000 turistë rusë, por po ja dalim edhe pa ta“, tregon Haris Loizides, kreu i Shoqatës së Hoteleve të Qipros.
“Tregu rus u fshi nga një ditë në tjetrën dhe askush nuk ishte i përgatitur për këtë ndryshim të madh. Është një problem i vështirë për t’u trajtuar por po mundohemi ta përballojmë. Rezervimet kryesisht bëhen në minutën e fundit, pasi njerëzit kanë qenë më të kujdesshëm pas fillimit të lufta në Ukrainë, pavarësisht se treguesit në fillim të vitit ishin shumë të mirë”, tha Haris.
Qiproja, anëtari më lindor i BE-së, mbështeti veprimet e bllokut ndaj Moskës, duke përfshirë ndalimin e fluturimeve dhe sanksionet që ndalojnë disa banka ruse nga sistemi financiar SWIFT.
Ministria e turizmit thotë se më pak vizitorë rusë mund të nënkuptojnë rreth 600 milionë dollarë fitime të humbura të mundshme.
Por në përgjithësi, ardhjet e turistëve në Qipro po rikthehen, falë kërkesës së fortë në tregje të tjera kyçe pas heqjes së kufizimeve të koronavirusit.
Nga janari deri në qershor, Qipro regjistroi 1.2 milionë vizitorë, gati pesë herë më shumë se niveli i vitit të kaluar, dhe plazhet me rërë të bardhë në Ayia Napa janë të mbushura me njerëz që kërkojnë diell dhe festë.
Top Channel