New York shpall linë e majmunit emergjencë të shëndetit publik

31/07/2022 12:44

Përhapja e shpejtë e lisë së majmunit në New York ka bërë që autoritet të shpallin  një emergjencë të shëndetit publik duke e quajtur qytetin “epiqendrën” e shpërthimit.

Kryetari i bashkisë, Eric Adams tha se deri në 150,000 banorë të qytetit mund të jenë në rrezik të infeksionit.

“Ky shpërthim duhet të përballet me urgjencë, veprime efikase dhe burime, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel global, dhe kjo shpallje e një emergjence të shëndetit publik pasqyron seriozitetin e momentit”, tha Adams.

Nju Jorku kishte regjistruar 1,345 raste që nga e premtja, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kalifornia kishte vendin e dytë, me 799.Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli linë e majmunëve një emergjencë shëndetësore globale më 23 korrik.

Sëmundja dikur e rrallë vjen nga pjesë të Afrikës qendrore dhe perëndimore por nuk ishte parë të shkaktonte shpërthime të mëdha përtej kontinentit ose për t’u përhapur gjerësisht midis njerëzve deri në maj, koha kur autoritetet zbuluan dhjetëra raste në Evropë, Amerikën e Veriut dhe së fundmi rasti i parë u konfirmua edhe në mal të zi.

Deri më sot, ka pasur më shumë se 22,000 raste të lisë së majmunëve të raportuara në gati 80 vende që nga maji, me rreth 75 vdekje të dyshuara në Afrikë, kryesisht në Nigeri dhe Kongo.

Të premten, Brazili dhe Spanja raportuan vdekje të lidhura me linë e majmunëve, të parat të raportuara jashtë Afrikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA