Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të dielë në Riccion, Riminitë Italisë, ku dy adoleshente, motra, janë përplasur nga një tren i shpejtësisë së lartë duke mbetur pa jetë.
Dëshmitarët bëjnë me dije se dy të rejat mbërritën në stacion dhe tentuan të kalonin shinat. Transporti hekurudhor është pezulluar midis Rimini dhe Cattolica, drejt Ankonës dhe po përgatiten shërbime zëvendësuese për trenat rajonalë me autobusë.
Policia, komisariati i Riminit dhe Polferi kanë arritur të gjejnë babanë e dy vajzave, trupat e të cilave kanë mbërritur në morgun e spitalit për identifikimin. Hetuesit deri më tani kanë vetëm disa dëshmi të dëshmitarëtve okularë dhe këto dëshmi do të duhet të hëtohen me analizën e videos nga kamerat në stacion.
“Pashë dy vajzat që donin të shkonin në binarin e dytë, sepse ishte treni i ndaluar për në Ankona. Kështu fillova të bërtas dhe pas meje filluan të bërtasin të tjerë që prisnin të kapnin trenin. Mes britmave dëgjova bilbilin e trenit nga platforma e parë që po shkonte drejt Milanos. Dëgjova një zhurmë të madhe, nuk kuptova më asgjë, të gjithë njerëzit filluan të bërtisnin”- Kjo është dëshmia në një video të publikuar nga Corriere di Romagna, e një dëshmitari që ka parë aksidentin e të rinjve.
Top Channel