Po infektohen të pavaksinuarit/ Në çdo 24 orë, 10 persona detyrohen të shtrohen në spital nga komplikacionet

30/07/2022 12:10

Rritja e infektimeve me covid ka shtuar dhe numrin e pacientëve të shtruar në spital, ku cdo 24 orë ka deri në 10 persona që referohen për shtrim. Mjekët thonë se pjesa më e madhe janë pacientë të pavaksinuar.

“Ka shtim të rasteve me covid, 30 të shtruar me covid. Në 24 orë ka deri në 10 raste shtrimi. Shumica janë pacientë që nuk janë të vaksinuar, mosha mbi 40-50 vjeç. Janë pacientë me sëmundje kronike, por të pavaksinuar. Ka raste që janë vaksinuar me një ose dy doza, dhe nuk kanë bërë dozat e tjera prej më shumë se 1 vit. Po dominojnë të pavaksinuarit që bëjnë dhe forma të rënda”

Ndonëse një pjesë e madhe e të infektuar po e kalojnë në forma të lehta, pacientët që paraqiten në spital janë ata që kanë prekje në mushkëri.

“Pjesa më e madhe dhe format e rënda janë pacientë që kanë prekje pulmonare dhe vijnë me saturime të ulta, por përveë kësaj janë edhe me prekje të sistemit nervor qëndor, pacientë që janë paraqitur në kushte shumë të renda, që jane referuar edhe nga spitalet e rretheve”

Një ndër shenjat kryesore që po vërejn mjekët në këtë periudhë infektimesh, është temperature e lartë.

“Një ndër shenjat kryesore që kemi vënë re është temperaturë e lartë. Ka tre katër ditë me temperaturë të lartë, vështirësi në fymëmarrje, bark të vjella, duhet t’i referohet mjekut të familjes. Apeli është që cdo qytetare të vaksinohet me dozat përkatëse, mosvaksnimi sjell komplikacione të semundjes sidomos ato që kanë sëmundje bashkëshoqëruese si hipertension, diabet etj”.

Asnjë prej të shtruarve momentalisht në spital, nuk e ka kaluar më herët covidin.

Top Channel