Momenti tronditës/ U shkëput gjatë koncertit, ekrani gjigant bie mbi kërcimtarët

29/07/2022 13:39

Një ekran gjigant ra dhe plagosi dy kërcimtarë përpara syve të tmerruar të spektatorëve, të mbledhur për të ndjekur përformancën e grupit tejet popullor “Mirror” në një skenë koncerti në Hong Kong.

Ekrani goditi një valltar përpara se të shembej dhe mbi disa të tjerë. Pamjet e momentit tronditës kanë bërë xhiron e rrjetit.

Koncerti u ndërpre menjëherë ndërsa menaxheri i grupit u kërkoi turmës të dilte me qetësi nga salla.

Policia e Hong Kongut konfirmoi për shtypin lokal se dy kërcimtarë janë shtruar në spital.

Njëri prej tyre u godit në kokë dhe qafë e është në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri është stabilizuar disi. Persona të tjerë janë trajtuar gjithashtu për dëmtime më të lehta, por edhe gjendje shoku.

Autoritetet vendase urdhëruan që pjesa e mbetur e turneut të pezullohet derisa të kryhen kontrolle sigurie, thotë BBC.

“Jam i tronditur nga incidenti”, tha kryebashkiaku, John Lee, i cili i uroi të lënduarve shërim të shpejtë, ndërsa kërkoi hetim të rrënjësishëm te incidentit.

Top Channel