“Partia e Lirisë do ndjekë rrugën ligjore kundër Autoritetit të Dosjeve”/ Vasili: Shpifjet ndaj Metës janë të dhimbshme!

28/07/2022 18:15

Deputeti Petrit Vasili foli sot jashtë Kuvendit lidhur me kërkesën e Autoriteti të Dosjeve për Parlamentin për dosjen e ish-bashkëpunëtorit të sigurimit I.M.

Para gazetarëve, Vasili tha se Partia e Lirisë do të ndjekë rrugën ligjore, duke e cilësuar aferë nga Autoriteti i Dosjeve për të mbuluar “ankthin e qindra dosjeve në SPAK”.

Vasili tha se shpifjet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë të dhimbshme, të shpifura dhe qesharake.

Petrit Vasili: Afera e fundit e Autoritetit të Dosjeve, po ju informoj është një zero i madh, një turp i madh. S’ka pasur asnjë informacion Kuvendi i Shqipërisë, ka pasur vetëm fjalë të përgjithshme që janë për të hequr atë ankthin e tmerrshëm nga qindra mijëra fletë që ndodhen në SPAK dhe që do shkojnë të tjera. Për të lehtësuar ankthet e Edi Ramës dhe Bandës së tij.

Sa i përket ligjit të Autoriteti të Dosjeve është ligj i propozuar pikë për pikë dhe fjalë për fjalë nga PS në 2014 sipas shembullit gjerman dhe është votuar gjerësisht nga e gjithë mazhoranca me gjithë votat e LSI. Ky ligj është siç e kanë kërkuar atë dhe është në fuqi. Ka zero shqetësim për dosjet e gjithçka, por shqetësim duhet të kenë për ata që kanë në gjirin e tyre, që nuk janë pak. Ndërsa shpifjet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë të dhimbshme, të shpifura dhe qesharake. Praktikisht kemi një shtet të rënë, një autoritet që shpif e manipulon për t’i bërë shërbim maxhorancës.

Kështu që të gjitha përrallat me bashkëpunëtorë imagjinar , kanë vetëm një përgjigje, që Autoriteti i Dosjeve me zero fakte, zero dokumente dhe përgjegjësia është shumë e rëndë që bie në parlament që është kthyer në vegël të manipulimit dhe shpifjes.

Këto do marrin ndëshkimin e merituar dhe do përgjigjen para drejtësisë. Kur manipulon dhe shkel ligjin, dhe bën sikur i ke verifikuar dhe kërkon të bësh ligj, provoi edhe njëherë nevojën që të gjithë të jenë në këmbë sepse shteti është shkatërruar dhe nuk ka më shtet. Të gjitha janë të detyruar të jenë në këmbë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA