Ngecin në rrjetet artizanale, ngordhin me dhjetëra pinguinë në Uruguaji. Masakër e panevojshme!

28/07/2022 15:55

Me dhjetëra pinguinë dergjen të ngordhur në brigjet e një plazhi të Maldonados në Uruguaji.

Arsyeja është se ngecja e tyre në rrjetat e peshkatarëve, që po kthehet në një problem të vërtetë në këtë zonë. Drejtori i organizatës SOS Rescate Fauna Marina, i cili njoftoi gjetjen e trishtë, thotë se që nga fillimi i vitit shumë kafshë të ngordhura, duke përfshirë luanët e detit, breshkat dhe cetacet kanë filluar të shfaqen në këto brigje uruguaiane, duke përfshirë “qindra pinguinë brenda vetëm 15 ditëve te fundit.

“Që nga fillimi i vitit, kjo po ndodh thuajse rëndom. me qindra kafshë dalin në breg te ngordhura, por këto dy javët e fundit kanë qenë një ferr i vërtetë”, shprehet Richard Tesore, drejtor i organizatës SOS Rescate Fauna Marina

Shumë pinguinë të rinj çorientohen kur kërkojnë tufat e peshqve të vegjël dhe i afrohen pa kuptuar brigjeve. OJQ-ja Rescate Fauna Marina thotë se çdo vit ata emigrojnë nga jugu i Argjentinës në bregdetin brazilian, duke udhëtuar më shumë se 5000 kilometra dhe zakonisht shfaqen në zonat e Uruguait që prej muajit maj, por cikli i zakonshëm që ndjekin është ndërprere dhe tani, nuk kanë reshtur së mbërrituri që nga fillimi i vitit.

Shpëtimin e zogjve jofluturues e ndërlikon shumë fakti që për këtë, kërkohen një sërë protokollesh, çka e bën më të vështirë mbijetesën e tyre kur humbasin në bregdet.

Top Channel