Më shumë se 100,000 refugjatë ukrainas mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar

28/07/2022 13:14

Mbi 100 mijë njerëz që janë larguar nga Ukraina si pasojë e agresionit rus, kanë marrë strehim në Mbretërinë e Bashkuar përmes skemave të vizave.

BBC shkruan se 31.300 persona përfituan vizat nën skemën familjare dhe 72.700 persona morën vizën nga sponsorizimet e organizatave.

Shifrat tregojnë gjithashtu se nga 198.200 aplikime për viza, Britania e Madhe ka dhënë 166.200 viza.

Në prill, Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar Priti Patel kërkoi falje për vonesat e përgjigjes së vizave për refugjatët.

Top Channel