Koreja e Veriut kërcënon SHBA: Gati për mobilizimin ushtarak!

28/07/2022 12:08

Koreja e Veriut i rikthehet kërcënimeve me deklaratën e liderit të saj, Kim Jong-un, që ohon se vendi i tij është i gatshëm që të mobilizojë forcat bërthamore.

Duke folur në ceremoninë e përvjetorit të Luftës Koreane, Kim u shpreh se vendi i tij është plotësisht i gatshëm “për çdo lloj përballjeje ushtarake”, me Shtetet e Bashkuara. Kërcënimet atomikë nga SHBA-ja, u shpreh ai, e detyrojnë Korenë e Veriut të kryejë detyrën urgjente historike të forcimit të mbrojtjes së saj.

Komentet e Kim Jong un-it vijnë në mesin e shqetësimeve se vend ii izoluar komunist mund të jetë duke u përgatitur për një test të shtatë nuclear. Washingtoni paralajmëroi muajin e kaluar se Peniani mund të jetë gati në çdo moment për një test të tillë. Kim nga ana e tij doli me pretendimin se SHBA-ja  ka keqinterpretuar stërvitjet e rregullta ushtarake të Koresë Veriore duke i quajtur provokime.

Testin e fundit bërthamor, Koreja e Veriut e kreu në 2017-tën. Pavarësisht përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për fashitjen e tensioneve në Gadishullin Korean, ato janë sërish në rritje. Përfaqësuesi special i SHBA-së për Korenë Veriore, Sung Kim, pohoi me shqetësim se Peniani ka kryer testime të pashembullta të raketave këtë vit – 31, në krahasim me vitin 2019 kur testoi një numër rekord prej 25 raketash. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, është shprehur vazhdimisht e gatshme për rinisjen e bisedimeve pa kushte, por  Koreja Veriore ka treguar pak interes për negociatat, duke kërkuar që fillimisht të hiqen sanksionet ndaj saj.

Top Channel