Tri qytetarë nga Tirana të infektuar me COVID të moshave 72-82 vjeç kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë

Në 24 orët e fundit nga 2667 testime  kanë rezultuar pozitivë me COVID19 1261 qytetarë.

442 janë në Tiranë, 81 në Durrës, 74 në Fier, 47 në Shkodër, nga 46 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 44 në Berat, 37 në Elbasan, 36 në Sarandë, 29 në Kamëz, 27 në Lezhë, 23 në Gjirokastër, 21 në Kavajë, 20 në Korçë, 17 në Dimal, nga 15 qytetarë në Krujë, Vorë, Divjakë, Maliq, Kuçovë, nga 14 qytetarë në Kurbin, Himarë, nga 13 qytetarë në Vau i Dejës, Tepelenë, 11 në Patos, nga 9 qytetarë në Mallakastër, Prrenjas, nga 8 qytetarë në Kukës, Devoll, nga 7 qytetarë në Mirditë, Skrapar, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Gramsh, Librazhd, nga 5 qytetarë në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Peqin, nga 4 qytetarë në Has, Roskovec, Përmet, Pogradec, nga 3 qytetarë në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, nga 1 qytetar në Mat, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cerrik.

Vendi ynë po përballet prej javësh me rritje të infektimeve me COVID, ndërsa janë 9,175 qytetarë aktivë në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë, ndërsa janë shëruar 1352 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 295,340 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (27 Korrik 2022)

Raste të reja ditore             1261

Të shëruar në 24 orë          1352

Të shtruar në spitale            31

Humbje jete në 24 orë           3

Testime ditore                     2667

 

Testime totale               1,909,176

Raste pozitive                  308,050

Raste të shëruara           295,340

Raste Aktive                        9,175

Humbje jete                         3,535

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                5,276

Fier                       723

Durrës                  631

Vlorë                     450

Elbasan                422

Shkodër                 384

Berat                       371

Korçë                      270

Lezhë                      251

Gjirokastër            190

Dibër                       140

Kukës                       67

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA