Në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës janë nderuar edhe 21 policët që kanë vdekur në kryerje të detyrës.
Për t’i kujtuar pranë stacioni “Qendra” kishin ardhur edhe familjarët e tyre, në mesin e të cilëve edhe djali i Enver Zymerit, policit që u vra gjatë marrjes nën kontroll të pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak në vitin 2011.
Sokoli ndjen krenari për të atin në 11 vjetorin e rënies së tij, ndonëse shton se për të do të ishte çlirim nëse organet arrijnë të kapin vrasësin e tij.
Për të kujtuar të atin, i pranishëm ishte edhe Egzon Rexhepi, që tashmë po e ndjek rrugën e tij si pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Zyrtarët policor që humbën jetën gjatë shërbimit i ka nderuar edhe drejtori i Policisë së Kosovës.
Në vitin 1999 në pajtim me misionin e OSBE-së dhe rezolutën 1244 u themelua Shërbimi Policor i Kosovës me 176 pjesëtarë, për t’u shndërruar më pastaj në Policinë e Kosovës që aktualisht numëron rreth 8 mijë zyrtarë në uniformë.
Top Channel