Pas arratisjes disa ditore, ish presidenti Rajapaksa do të rikthehet në Sri Lankë

27/07/2022 11:28

Ish-presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa pritet të kthehet në vend nga Singapori, por nuk është përcaktuar data.

Ish-udhëheqësi u largua nga Sri Lanka pas trazirave masive për një krizë ekonomike, ndërsa zëdhënësi i kabinetit Bandula Gunawardena u tha gazetarëve zoti Rajapaksa nuk ishte i fshehur.

Sipas BBC protestuesit zhvilluan tubime masive, pasi akuzuan ish-presidentin për keqpërdorim financash duke çuar në rritjen e çmimeve të mallrave thelbësore.

Rajapaksa u largua nga Sri Lanka më 13 korrik për në Maldive, përpara se të nisej për në Singapor më 14 korrik.

Ai paraqiti dorëheqjen e tij menjëherë pas mbërritjes së tij, e cila u pranua zyrtarisht nga kabineti i Sri Lankës më 15 korrik.

Singapori ka deklaruar se presidenti i rrëzuar nuk kërkoi azil politik kur mbërriti, por po qëndron në Singapor me një vizë 14-ditore.

Top Channel