Moderatores i bie të fikët, ndërpritet debati për pasardhësin e Johnsonit!

27/07/2022 15:49

Dueli më i ashpër mes konservatorëve britanikë për postin e kryeministrit të vendit, të mbetur bosh nga dorëheqja e Boris Johnson, është mes dy  pretendentëve kryesore, Rishi Sunak dhe Liz Truss.

Përballja e tyre e fundit televizive megjithatë u anulua për shkak se moderatores papritur i ra të fikët në transmetim, në mesin e diskutimeve.

Debati i Sun dhe TalkTV, i drejtuar nga gazetarja Kate McCann, u ndal papritur në gjysmë pas incidentit të ndodhur asaj. TalkTV sqaroi se McCann ishte “mirë”, por kanalit i ishte dhënë këshilla mjekësore që të mos vazhdonte më tej. Para se të ndalej, debati i fundit televiziv midis dy kandidatëve kishte mbuluar taksat, gjendjen e sistemit shëndetësor dhe rritjen e kostove të jetesës.

Më herët, Truss, e cila i ka qëndruar  besnike Johnson-it, i shmanget përgjigjes së drejtpërdrejtë pyetjes nëse do t’i jepte atij një rol në qeverinë e saj. Ajo nuk mendon se kjo është një çështje aktuale. Sunaku, dorëheqja e të cilit ishte pikërisht ajo që  shënoi fundin e Johnson-it, përgjigjet me një jo të fortë. Në përballjen e tyre të parë, përformanca e Sunakut nuk e bëri dot të mundur  fillimin e kthesës që i duhet atij ndaj Trussit, favorites së sondazhit. Gjatë javëve të ardhshme, të dy kandidatët do të dalin sërish në debate dhe para anëtarëve të partisë. Por fletët e para të votimit do të dërgohen brenda pak ditësh.

Top Channel