“I.M, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit”, reagon Partia e Lirisë: Hapni çdo dosje!

27/07/2022 00:45

Një ”personazh me profil të lartë politik” me iniciale I.M rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, tha sot Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit.

Pas njoftimit që u bë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka ardhur reagimi nga Partia e Lirisë, më konkretisht e bashkëpunëtorit të Ilir Metës.

Tedi Blushi, në statusin e tij e quan qesharak deklaratën e Autoritetit të Dosjesve të ish-Sigurimit dhe i kërkon të hapë çdo dosje të sistemit komunist.

Sipas Blushit, gjithçka vjen një ditë pas ndryshimit të emrit të LSI në Partia e Lirisë, ç’ka sjell edhe Ilir Metën në politikën aktive.
Reagimi i tij shton dyshimet se politikani i lartë me inicialet I.M., siç e quan Autoriteti i Dosjeve, mund të jetë ish-presidenti Ilir Meta.

Reagimi i plotë:

“Ha Ha Ha… Autoriteti i Dosjeve u kujtua t’i kërkojë Kuvendit të ndryshojë ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit”, një ditë pas themelimit të Partisë së Lirisë, se gjoja një politikan i nivelit të lartë I.M, figuron bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe qenka përpjekur për t’u fshehur nga verifikimet dhe për këtë u dashka bërë një ligj i veçantë.

Mos e lodhni kot Kuvendin me këtë punë, se ka çështje të tjera më të rëndësishme për t’u marrë si aferën skandaloze të inceneratorëve apo Marrëveshjen e Detit me Greqinë (kujtoni letrën e fundit të Presidentit të Republikës për të gjithë deputetët).

Latë nam me patronazhistët e sotëm ju që paskeni merakun e “patronazhistëve” të komunizmit”

I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve të hapë që sot dhe të bëjë publike çdo dosje dhe informacion të sigurimit të shtetit dhe gjithçka tjetër, përfshirë edhe procesverbalet e organizatës së rinisë të asaj kohe! Jetojmë në kohën e “pavarësisë” së institucioneve, por edhe të TRANSPARENCËS, që nuk do të ndalet”, shkroi Tedi Blushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA