Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshire një sipërfaqe të konsiderueshme pylli në zonën e quajtur “Liqeni i Zi” në bashkinë e Belshit.

Ekipet e zjarrfikëseve po luftojnë me flakët të cilat deri tani kanë përfshirë 15 ha pyll.

Në ndihmë të ekipeve të zjarrfikëse të Belshit kanë shkuar edhe ekipet e zjarrfikëseve të Elbasanit dhe Cërrikut.

Top Channel