Një makinë ka marrë flakë sot në mesnatë në qytetin e Korçës.

Mjeti ka qenë i parkuar në qendër të qytetit.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje për të shuar flakët, ndërkohë që ka dyshime se mund të ketë qenë zjarrvënie e qëllimshme pasi mjeti, që ende nuk dihet kujt i përket nuk ishte në lëvizje.

Top Channel