Goditje për Putinin? Kina ndalon financimin e projekteve të infrastrukturës në Rusi

26/07/2022 14:23

Kina nuk ka financuar asnjë projekt të ri infrastrukturor në Rusi prej muajsh, pasi Pekini fokusohet në parandalimin e një krize financiare në vend.

Asnjë para nga Iniciativa Kineze Belt and Road (BRI) nuk shkoi për projekte të reja në Rusi, Sri Lanka apo Egjipt gjatë gjysmës së parë të vitit 2022. Të gjitha vendet kishin qenë më parë përfituesit kryesorë të shpenzimeve.

Mungesa e angazhimit të Kinës me Rusinë sugjeron që bizneset kineze mund të kenë frikë të bien viktimë e sanksioneve dytësore të vendosura kundër Moskës për pushtimin e Ukrainës.

Mungesa e investimeve vjen edhe pavarësisht se dyshja këmbëngulën se miqësia e tyre “nuk kishte kufij” pak para fillimit të luftës.

 

Top Channel