Fermerët, padi në prokurorinë e Shkodrës/ Pas protestave fermerët e Vaut të Dejës padisin kryebashkiakun dhe drejtuesit e bujqësisë

26/07/2022 15:23

Pasi provuan protestat, fillimisht duke bllokuar rrugën Shkodër–Lezhë dhe pastaj  pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Shkodër, fermerët e bashkisë Vau–Dejës, po kërkojnë të gjejnë zgjidhje nga institucionet e drejtësisë.

Këtë të marte, ata paditën në Prokurorinë e Shkodrës, kryebashkiakun Mark Babani dhe Drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural Eranda Selmanaj.

Nëse prokuroria e Shkodrës nuk ju jep një zgjidhje, atëherë  fermerët paralajmërojnë se do t’i drejtohen SPAK.

 

Top Channel