Aksident në autostradën Morinë-Kukës/ 40-vjeçari ndërron jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës

26/07/2022 09:23
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti në autostradën Morinë-Kukës të ndodhur një ditë më parë.

Ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi me automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin  dhe është përplasur me trafikndarësen.

Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit dhe është larguar në banesë, pasi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë. Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

 

Top Channel