Moska akuzon për krime lufte 92 anëtarë të forcave të armatosura ukrainase

25/07/2022 10:14

Moska ka akuzuar 92 anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës për krime kundër njerëzimit, tha kreu i komitetit hetimor të Rusisë Alexander Bastrykin.

Bastrykin u shpreh se mbi 1,300 hetime penale kishin filluar dhe propozoi gjithashtu një gjykatë ndërkombëtare të mbështetur nga vende duke përfshirë Iranin, Sirinë dhe Bolivinë – aleatë tradicionalë të Rusisë.

Ukraina nga ana tjetër po kryen gjithashtu hetimet e veta për krimet e luftës.

Bastrykin deklaroi gjithashtu se nga 92 personat të cilët tashmë janë akuzuar nga Rusia, përfshirë 51 komandantë të forcave të armatosura, janë në kërkim.

“Ukrainasit ishin të përfshirë në “krime kundër paqes dhe sigurisë së njerëzimit”, u shpreh ai

 

Top Channel