Mbi 876 mijë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë qershorit, rriten me 44,6 % hyrjet në territorin shqiptar

25/07/2022 14:02

1.359.501 qytetarë të huaj dhe shqiptarë kanë hyrë në vendin tonë në muajin qershor të këtij viti, duke shënuar një rritje me 44,6 %, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Në Qershor 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 876.056, numër që është rritur me 45 %, krahasuar me qershorin e një viti më parë.

Gjatë gjashtëmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,1 herë, ndërsa Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 12,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2022, janë 1.262.925 duke shënuar një rritje me 44,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2022 janë 498.857, e cila është rritur me 34,2 %.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2022, janë 764.068. Krahasuar me Qershor 2021, ky numër është rritur me 52,3 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë të 2022, është 2.519.533 duke u rritur 47,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të huajt vijnë në Shqipëri për arsye personale dhe për pushime, ndërsa vijnë më pak për trajtime shëndetësore apo për arsye fetare.

Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, Qershor 2022 (1)

FOTO GALERI
1/4

Top Channel