Drejtori i Transportit Rrugor në SPAK, Gonxhja: Isha për një sqarim, s’ka lidhje me detyrën time

25/07/2022 13:27

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, pas një ore në SPAK tha për mediat se ishte në Prokurorinë e Posaçme për një sqarim që nuk kishte lidhje me detyrën e tij.

“ S’ka lidhje DPSHTRR me arsyen pse isha, për një çështje të tretë se u pyeta për sqarim. Është çështje që nuk ka lidhje fare me Ministrinë që varem, as me rrugët as me DPËSHTRR. As nuk erdha nga dera e pasme, thjesht ju pashë që vrapuat ndaj për respekt. Megjithatë unë përfaqësoj një figurë publike, nuk mund të jap detaje. U pyeta për verifikim të një situatë të caktuar,. Nuk ka lidhje me asnjë tender, asnjë lloj gjëje dhe me asnjë institucion. Nuk ka lidhje me DPSHTRR. Rrini krejt të qetë, më vjen keq që ju zhgënjeva, por nuk ka asgjë”, tha ai.

Ende nuk dihet çështja për të cilën është pyetur Gonxhe që po hetohet nga SPAK.

Ky veprim pason një sërë paraqitjesh të mëparshme të zyrtarëve të ndryshëm në strukturën anti-korrupsion.

Top Channel