Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Europën/ Thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë 25/05 20:40
Pas ceremonisë në Kuvendin e Shqipërisë për betimin e presidentit Bajram Begaj, Presidenca është gati për të pritur kreun e ri të shtetit.
Begaj pritet t’i drejtohet Bulevardit Dëshmorët e Kombit, për të mbërritur në godinën e Presidencës, ku edhe do t’i dorëzohet zyrtarisht detyra nga Presidenti në detyrë Ilir Meta.
Ekzekutimi i himnit kombëtar do shoqërohet nga 21 të shtëna topi, e menjëherë më pas kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, do i dorëzojë Presidentit Begaj, Kushtetutën e vendit.
Kryetari i ri i shtetit pritet të mbajë fjalën e rastit, duke shënuar zyrtarisht largimin nga detyra të Ilir Metës.
Top Channel