Ministri indian pi ujë nga lumi ‘i shenjtë’ për të treguar se është i pastër; Sëmuret e dërgohet në spital (fotot)

23/07/2022 18:49

Një ministër në Indi që piu një gotë ujë nga një lum “i shenjtë” për t’i treguar banorëve vendas se është i pastër, u dërgua më pas në spital pasi u sëmur, shkruanin mediat vendase.

Bhagwant Mann, ministër kryesor i rajonit të Punxhab, u dërgua me helikopter në New Delhi pasi piu ujë të ndotur nga lumi Kali Bein.

Në pamje shihet Mann që merr një gotë ujë nga lumi i pisët dhe e pi me shpejtësi, në videon që është bërë virale.

Një ditë pasi piu ujin atij raportohet se i nisën dhimbjet e barkut dhe u shtrua në spitalin Apollo Indraprastha në Sarita Vihar.

Doktorët thanë se Mann kishte krijuar një infeksion dhe po trajtohej nga një grup i shumëfishtë mjekësh.

Sipas të përditshmes New Indian Express, ministri më pas kishte kryer disa testime dhe ishte lënë i lirë të dilte nga spitali.

Reagimet ishin të ndryshme në rrjet, ku shumë thonin se uji i lumit është i kontaminuar me mbetje, por të tjerë mbronin se sëmundja e lehtë e ministrit tregonte se infeksioni i tij nuk ka ardhur nga uji i lumit por vetem nga “frika” se dicka e tille do te ndodhte.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA