Vjet e largoi me parametra zero, Ajax paguan rreth 20 milionë € për ta rikthyer

22/07/2022 20:05

Pendimi është pjesë e futbollit dhe merkatos, si në rastin Romelu Lukaku me Interin apo Brian Brobbey me Ajax.

Brobbey firmosi me Leipzigun, por shpërthimi i Andre Silva ndikoi që të luante pak, madje duke ardhur nga stoli. Në merkaton e janarit u rikthye në Holandë, duke u huazuar tek Ajax.

Sulmuesi krijoi një dyshe të fortë me Haller dhe shënoi 8 gola, ndërkohë që drejtuesit e kampionëve të Holandës kanë shpenzuar 19.3 milionë euro + bonuse për ta rikthyer përfundimisht në Amsterdam.

Një vit më parë tek Ajax e larguan me kosto zero lojtarin e Holandës U21 si të “panevojshëm”, ndërsa sot e kanë prezantuar si blerjen më të re të klubit./ Super Sport

Top Channel