Panda gjigante mashkull më jetëgjatë në botë në një kopësht zoologjik, An An, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, sipas kopshtit zoologjik të Hong Kongut.
Shëndeti i An An ishte përkeqësuar javët e fundit dhe ai u vra me ndihmën e veterinerëve të enjten herët në mëngjes, sipas një deklarate nga parku argëtues dhe kopshti zoologjik Ocean Park.
Aty theksohet se ai ishte i barabartë me 105 vjeç në vitet njerëzore dhe se vendimi i vështirë për ta vrarë ishte marrë në konsultim me ekspertë kinezë.
Lindur në provincën Sichuan të Kinës kontinentale, An An ishte një nga pandat e dhuruara në Hong Kong nga Pekini për të festuar përvjetorin e dytë të dorëzimit të qytetit nga Britania në vitin 1999.
Ai dhe bashkëshortja e tij Jia Jia kaluan pjesën tjetër të jetës së tyre në Ocean Park.
Jia Jia mbajti Rekordet Botërore të Guinness për pandën më të vjetër të gjallë dhe pandën më të vjetër ndonjëherë që jetonte në një kopësht zoologjik, kur ajo ngordhi në moshën 38-vjeçare në vitin 2016.
Jetëgjatësia mesatare e një panda në natyrë është 14-20 vjet, sipas Fondit Botëror të Kafshëve të Egra.
Pas vdekjes së Jia Jia-s, bashkëshorti i saj i mbijetuar bëri një jetë mjaft të vetmuar – në vitin 2021, ai festoi ditëlindjen e tij të 35-të i vetëm me një tortë me fruta Haagen-Dazs dhe akull bambuje, i rrethuar nga një numër kartolinash për ditëlindje të bëra me dorë nga stafi i Parkut.
Top Channel