Foto ilustruese

Një pushuese nga Tirana është mbytur pasditen e sotme në ujërat e Adriatikut.

Ngjarja ndodhi në sektorin e parë të plazhit të Durrësit, pranë Urës së Dajlanit. Rreth orës 16:45, në lagjen nr.13 të qytetit, në afërsi të urës të Dajlanit, dyshohet se aksidentalisht është mbytur shtetasja H. S., 54 vjeçe, banuese në Tiranë.

Viktima ka qenë duke pushuar në këtë zonë të plazhit kur ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA