Shkrimtari i mirënjohur spanjoll, Javier Cergas, ndodhet në Shqipëri ku ka folur mbi letërsinë si njohje mes kulturave, si dhe artit të shkrimit dhe letërsisë së tij.

“Më kujtohet shprehja e Hegelit që ka thënë; e vetmja gjë që mëson nga historia është që nuk mëson asgjë. Pra vazhdon të përsëritësh gjithmonë të njëjtat gabime. Çështja është që tirania është një normë dhe liria është përjashtimi. Demokracia është e freskët në histori. Demokracia nuk është liria perfekte dhe demokracia perfekte nuk ekziston.

Javier Cercas u lind në Caseres, më 1962. Është shkrimtar dhe gazetar spanjoll; vepra e tij është përkthyer në më se tridhjetë gjuhë dhe është vlerësuar me çmime të shumta. Ka marrë edhe dy çmime për tërësinë e veprës së tij: Il Premio Salone Internazionale del Libro di Torino më 2011 dhe Prix Ulysse më 2012.

“Kur një libër botohet ai nuk më përket më mua, I përket lexuesve. Në fillim të triologjisë që sapo kam botuar është një personazh që thotë një ndër të vërteta absolute që njoh. Ai thotë; shkrimtari shkuran gjysmën e librit gjysma tjetër shkruhet nga lexuesi”.

Në shqip janë të përkthyer romanet “Mashtruesi”, “Monarku i hijeve” dhe “Ushtarët e Salaminës”.  Për lexuesit e tij shkrimtari theksoi edhe njëherë rëndësinë e të thënit të të vërtetës. Megjithëse sipas tij e vërteta e shkrimtarit nuk është gjithmonë e vërteta e qytetarëve.

“Mbrapa çdo gjenocidi është një poet. Pa retorikën, pa poezinë, pa fjalët, pa gënjeshtrat nuk ka genocide apo tirani. Pra fjalët mund të përdoren për mirë dhe për keq. Ato janë si dinamid”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA