Nga 1225 shërbime elektronike në sistemin e-Albania, 4 ditë pas bllokimit nga sulmi kibernetik, 1118 janë rikthyer në funksion ku mes tyre është edhe shërbimi i regjistrimit të nxënësve në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë.

Dyert e institucioneve arsimore janë hapur për të pritur prindërit të cilët janë të paqartë për aplikimin që zhvillohet për vitin e dytë shkollor online dhe jo me prani fizike, teksa afati i ri për të kryer regjistrimin është deri në 31 korrik.

Klotilda Jaupaj, drejtoreshë gjimnazi ‘Qemal Stafa’: Rifilluan regjistrimet. Hapet sistemi klikohen në rubrikën arsimi dhe pjesa regjistrimi në klasë të dhjetë kur je në gjimnaz kliko butonin përdor dhe të gjenerohen të dhënat. Kujdes sepse këtu thotë datat e mëparshme por afati është shtyre deri në 31 korrik. Shkolla ka ngritur grupe pune mbështetëse për prindërit.

Pas interesit të Top Channel, ministria e arsimit deklaroi se regjistrimi i fëmijëve do të vazhdojë aty ku është ndërprerë dhe do të zgjas deri më 31 korrik, teksa të gjitha aplikimet e pranuara nga sistemi para sulmit kibernetik janë të vlefshme.

Jaupaj: Siç e shikoni te sistemi i shqyrtimit që ne kemi janë në pritje të vendimit edhe prindërit që kanë aplikuar para bllokimit të sistemit, pra data 15,16 apo dje kur u rihap në 20 korrik. Prindërit të mos shqetësohen sepse janë ruajtur të dhënat dhe do të marrin përgjigjen ose pranimin ose refuzimin.

Top Channel